Arsimi profesional në Fier, çelësi për punësim apo hapjen e një biznesi nga të rinjtë

Në shkollën profesionale “Petro Sota” në Fier janë 640 nxënës që marrin dije në disa drejtime si TIK, Mekanik, Shërbim Mjete të Transportit, Elektroteknik, Termohidraulik, Kërkim Shpim dhe Shfrytëzim të naftës, ujit dhe gazit.
Klevis Gjata është një ish-nxënës i kësaj shkolle, sot inxhinier elektrik dhe mësues ashprehet se arsimi profesional është shumë i rëndësishëm.
“Këshilla e vetmja për nxënësit është që ta vazhdojnë ta ndjekin pasi arsimi profesional sot është shumë i rëndësishëm“, tha Gjata.
Drejtuesja e shkollës Arta Leka thotë se interesi i lartë lidhet më së shumti më mundësitë për punësim në përfundim të studimeve.
“Kemi mbi 80 biznese të cilët bashkëpunojmë për zhvillimin e praktikave profesionale. Kemi nxënës që edhe gjatë shkollës janë të punësuar në këto biznese, plus pastaj gjatë zhvillimit të praktikës, këta nxënës rekrutohen nga bizneset për tu punësuar“, tha Leka.
Modeli i kësaj shkolle që nga mësimdhënia e stafit pedagogjik, baza materiale, laboratorët, pajisjet elektroteknike, mekanike janë çelësi i suksesit për shumë nxënës të cilët kanë vijuar studimet e larta, por edhe janë kthyer në sipërmarrës të suksesshëm.
/rtsh/