E Martë, 3 Nëntor 2026

“Stop drogës, alkoolit dhe rrjeteve sociale”, gjimnazistët e Shkodrës prezantojnë projektin ndërgjegjësues

Gjimnazet  jopublike të Shkodrës “Pjetër Meshkalla” dhe “Haxhia Sheh Shamia” u bënë bashkë në prezantimin e projektit “Të rinjtë përballë, alkoolit, duhanit dhe rrjeteve sociale”.

Projekti ka në fokus rininë shkollore që të angazhohen në një nisëm të re kundër këtyre fenomeneve.

Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija tha se në gjimnaze po implementohet tashmë paketa e sigurisë, duke zgjeruar kështu perimetrin duke luftuar shitjen dhe konsumimin e substancave narkotike në shkolla.

“Është dhënë rëndësi dhe theks i veçantë tek perimetri i sigurisë në shkolla. Të gjitha institucionet janë bërë bashkë për të evidentuar fillimisht sa i sigurt është perimetri i sigurisë brenda shkollave. Në gjimnaze janë shtuar oficerët e sigurisë” tha Kadija.

Nxënësit e gjimnazeve iniciatorë të këtij projekti këshillojnë bashkëmoshatarët e tyre që të distancohen nga këto fenomene negative sociale.

Aktiviteti  u organizua në kuadrin e “Projektit Qytetar 2023-2024”, i cili implementohet nga Instituti për Demokraci dhe ndërjetësim me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›