E Diel, 1 Nëntor 2026

As shiu nuk i ndal protestuesit, bulevardi mbushet me thirrje kundër Ramës: Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion

As reshjet e shiut nuk i kanë ndalur protestuesit në Tiranë, të cilët kanë vijuar tubimin dhe marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur të pandërprera thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Protestuesit janë përqendruar para Kryeministrisë, ku kanë kërkuar largimin e Ramës. “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” kanë qenë disa nga thirrjet që janë dëgjuar vazhdimisht në bulevard.

Thirrje janë drejtuar edhe ndaj Policisë së Shtetit, të cilën protestuesit e kanë akuzuar se mbron qeverinë dhe jo qytetarët. “Polici këtu mbron krimin, jo ne” dhe “Polici e krimit” janë disa nga sloganet e brohoritura gjatë tubimit.

Policia ka marrë masa sigurie pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa automjetet janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›