Berisha: PD do të vazhdojë mbështetjen ndaj revoltës studentore, me çdo çmim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka garantuar se PD do të vijojë mbështetjen e saj për revoltën studentore, duke deklaruar se kjo mbështetje do të jepet “me çdo çmim dhe pa asnjë lloj hezitimi”.
Në një njoftim për mediat, Berisha shprehu mirënjohjen ndaj studentëve, demokratëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që janë bërë pjesë e protestës, si dhe ndaj personave që kanë ngritur zërin në mediat dhe institucionet ndërkombëtare në mbështetje të studentëve shqiptarë.
“PD ka vazhduar mbështetjen e saj të fuqishme për revoltën studentore dhe iu është mirënjohëse pafundësisht të gjithë atyre pjesëmarrësve në revoltë, demokratëve dhe mbështetësve tanë që kanë mbështetur këtë revoltë, të gjithë atyre që ngritën zërin në mediat ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare në mbështetje të studentëve shqiptarë”, thuhet në deklaratë.
Berisha garantoi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga mbështetja për protestën studentore.