E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen 4 mijë bimë kanabis në Shkodër, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

Në qarkun Shkodër vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e policisë gjetën dhe asgjësuan 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë lëndë të dyshuar narkotike në formën e boçes.

Sakaq 5 kryetarë fshatrash, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Bëhet fjalë për kryetarët e fshatrave Nënmavriq, Leknikaj, Kuje, Vuksanaj si dhe  kryetarin e fshatit Palaj , të cilit i është shtuar edhe akuza “Moskallëzim krimi”.

Sakaq policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të kultivuesve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›