“Asnjë kadet i ri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, BDI: Ku është VLEN?

schedule18:27 - 6 Nëntor, 2026
Asnjë shqiptar i pranuar nga përzgjedhjet e fundit në ushtrinë maqedonase. Ky është pretendimi i partisë shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Në reagimin e saj, BDI-ja vë në pikëpyetje ndikimin e VLEN-it në mbrojtjen e përfaqësimit të barabartë të shqiptarëve.
Përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë realitet institucional. VLEN dhe qeveria duhet të kuptojnë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes përfaqësimit të barabartë.
Partia e Ali Ahmetit e lidh çështjen e pranimit të kadetëve me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas BDI-së, kjo është hera e parë që nga themelimi i Akademisë në vitin 1995 që nuk pranohet asnjë kadet shqiptar.
Më 27 maj 2026, Akademia Ushtarake në shtetin fqinj shpalli konkursin për vitin akademik 2026/2027.
Në gusht të atij viti u publikua lista paraprake e kandidatëve, mes të cilëve vetëm një shqiptar, ndërsa më 22 tetor 2026 u betuan 28 kadetë nga Maqedonia e Veriut dhe gjashtë nga Bosnjë-Hercegovina, duke nënkuptuar skualifikimin e të vetmit shqiptar në garë.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

