Lëndohet me send metalik një nxënës në Vlorë, policia sqaron rastin

Më datë 11.12.2025, nga Specialisti i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë u trajtua një rast i ndodhur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Vlorë, ndërmjet 3 nxënësve të mitur të kësaj shkolle.
Gjatë orëve të mësimit, duke luajtur me njëri-tjetrin, njëri prej nxënësve të mitur është dëmtuar lehtë në dorë nga një send metalik, të cilin e kishin marrë në dhomën e sanitares së shkollës. Në prani të punonjësit të Policisë, stafit të shkollës, psikologut dhe prindërve, situata u sqarua dhe palët nuk paraqitën pretendime. LEXO EDHE: Pamjet e sherrit të gjimnazistëve në Shkodër, rreth 20 të rinj grushtojnë njëri-tjetrin! Njëri nxjerr thikën dhe godet shokët