VIDEO/ Aksident në Lezhë, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.
Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.