E Diel, 1 Nëntor 2026

Avari në Ujësjellësin e Vlorës, mbulohet me ujë Bulevardi “Ismail Qemali”

Një tjetër tub i dëmtuar në rrjetin e Ujësjellësit të Vlorës ka shkaktuar përmbytje në qytet. Gjatë orëve të mbrëmjes, rreth orës 18:00, një avari në sistemin e shpërndarjes së ujit ka përmbytur Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas gazetares së RTSH24, në momentin e hapjes së depozitave për furnizimin e qytetit me ujë, ka shpërthyer një tub, duke derdhur një sasi të madhe uji në bulevard. Si pasojë e presionit të lartë, rruga është mbushur me ujë, duke krijuar vështirësi për qarkullimin.

Aktualisht, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e tubit të dëmtuar.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja po kryhet me shpejtësi dhe qyteti i Vlorës nuk pritet të ketë probleme me furnizimin me ujë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›