E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërohet kaos në hekurudhat spanjolle, makinistët në grevë 3-ditore për sigurinë

Transporti hekurudhor në Spanjë rrezikon të pësojë një bllokim të rëndësishëm në javën e dytë të muajit shkurt. Sindikata më e fuqishme e makinistëve, Semaf, ka zyrtarizuar sot thirrjen për një grevë 72-orëshe.

Datat e përzgjedhura për protestën janë 9, 10 dhe 11 shkurt 2026.

Sipas Semaf, ky vendim drastik nuk vjen për paga, por si një nevojë urgjente për të mbrojtur jetën e njerëzve. Në një deklaratë për mediat, sindikata e cilësoi grevën si “të vetmen rrugë ligjore të mbetur” për të detyruar autoritetet të rivendosin standardet e nevojshme të sigurisë në sistemin hekurudhor.

“Qëllimi ynë është të garantojmë sigurinë fizike të profesionistëve dhe të qytetarëve që përdorin trenat,” theksohet në njoftim.

Ky vendim pritet të sjellë vonesa dhe anulime masive të udhëtimeve në të gjithë Spanjën gjatë tre ditëve të grevës, ndërsa presioni mbi qeverinë dhe operatorin hekurudhor për të negociuar pritet të rritet në ditët në vijim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›