Avionë zjarrfikës nga BE ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në Finiq

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Bashkimi Evropian ka aktivizuar rezervën e emergjencës për të ndihmuar në përballimin e zjarrit që përfshiu komunën e Finiqit, pranë kufirit me Greqinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE njoftoi se dy aeroplanë zjarrfikës nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, të vendosur në Greqi, u angazhuan dje në operacionin për shuarjen e zjarrit.
“Një falënderim i madh për të gjithë zjarrfikësit që kanë punuar pa u lodhur për ta vënë nën kontroll zjarrin në Finiq”, thuhet në postim.
/a.f//r.e/