E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia Rrugore e Tiranës procedon penalisht 35 drejtues mjetesh

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle intensive të pandërprera për sigurinë në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve, ndëshkimin e shkelësve dhe menaxhimin e trafikut, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në terren, me patrulla dhe mjete bashkëkohore, në të gjitha akset hyrëse/dalëse të kryeqytetit.

Policia bën me dije se gjatë javës së fundit janë arrestuar/proceduar penalisht 35 drejtues mjetesh dhe janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.

Fokus i veçantë i kontrolleve janë parandalimi/eliminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike; lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT, sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve, ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit dhe shkelja e sinjalistikës rrugore.

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet pa ndërprerje, në çdo orë dhe në çdo segment rrugor, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë.

/e.i//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›