BAGDAD – Abu Mazen: Hamasi të dorëzojë armët dhe të lirojë pengjet!

BAGDAD, 17 maj /ATSH-ANSA/ – Hamasi duhet të heqë dorë nga kontrolli i Gazës, të gjitha fraksionet në Rrip duhet t’ia dorëzojnë armët e tyre Autoritetit Kombëtar Palestinez, theksoi presidenti Abu Mazen në fjalimin e tij në samitin arab në Bagdad.
Abbas bëri thirrje gjithashtu për lirimin e të gjithë pengjeve dhe një armëpushim të përhershëm.
Abu Mazen theksoi nevojën për të “lejuar Shtetin e Palestinës të marrë përsipër përgjegjësitë e tij civile në Gaza”, duke deklaruar gatishmërinë e Autoritetit Palestinez për të mbajtur zgjedhje vitin e ardhshëm.
“Ne po ecim përpara me procesin e reformimit të institucioneve shtetërore”, tha ai. /os/