E Diel, 1 Nëntor 2026

BARCELONË – Papa Leone nderon monumentet e shenjta në 100-vjetorin e vdekjes së Gaudit

BARCELONË, 10 qershor /ATSH/- Papa Leone XIV ka nderuar sot monumentet më të rëndësishme të Barcelonës, duke udhëhequr fillimisht një lutje në manastirin “Montserrat” dhe më pas duke mbajtur një meshë në bazilikën Sagrada Familia, në përvjetorin e 100-të të vdekjes së arkitektit Antoni Gaudi, raportoi AP.

Kjo është vizita e parë papale në 15 vjet dhe vjen në një vend tradicionalisht katolik që ka kaluar procese të theksuara sekularizimi, por ende mbetet me një numër të madh besimtarësh.

Në Montserrat, Papa bëri thirrje për paqe, pajtim dhe mëshirë, ndërsa mijëra besimtarë morën pjesë në lutje.

Në Sagrada Familia, ai pritet të përkujtojë Gaudin, arkitektin që projektoi bazilikën si një “Bibël të gdhendur në gur” dhe që është në proces kanonizimi nga Kisha Katolike.

Bazilika, ende e papërfunduar pas më shumë se një shekulli ndërtim, është një nga monumentet më të vizituara në botë dhe së fundmi është bërë kisha më e lartë në botë me kullën e re të Krishtit.

Mjedisi i brendshëm i saj simbolizon natyrën dhe besimin kristian përmes dritës, ngjyrave dhe formave arkitekturore, sipas përshkrimeve të studiuesve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›