E Martë, 3 Nëntor 2026

BE, mbështetje Shqipërisë në mbrojtjen e burimeve ujore

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Projekti “EU4Rivers” i financuar nga Bashkimi Evropian po mbështet Shqipërinë në mbrojtjen e burimeve ujore, përmirësimin e monitorimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor.

Në Ditën Botërore të Mjedisit, në kuadër të këtij projekti në Shkodër u organizuan aktivitete për të nxjerrë në pah një nga burimet më të çmuara dhe të kërcënuara, lumenjtë.

Aktivitetet përfshinin marrjen e mostrave të ujit në lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës, duke përdorur pajisje profesionale monitorimi.

Studentë nga Universiteti i Shkodrës ndanë idetë e tyre mbi menaxhimin e qëndrueshëm të ujit.

Po ashtu, të rinjtë dhe OJQ-të u bashkuan në sesione interaktive mbi ndotjen, mbetjet plastike dhe përpjekjet ndërkufitare mjedisore.

“Lumenjtë e pastër nënkuptojnë një mjedis më të shëndetshëm për ne dhe brezat që do të vijnë. Mbrojini ato”, ishte apeli i Delegacionit të BE-së në Tiranë në Ditën Botërore të Mjedisit.

1 nga 4

/m.m/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›