E Martë, 3 Nëntor 2026

BELGJIKË – Aeroporti “Charleroi” rifillon fluturimet pas alarmit për bombë

BRUKSEL, 13 maj /ATSH-DPA/- Avionët mund të ngrihen dhe të ulen sërish në aeroportin e dytë më të madh të Belgjikës, “Charleroi” – pas një alarmi për bombë që shkaktoi pezullimin e fluturimeve.

“Një perimetër sigurie u krijua rreth avionit, duke bërë të domosdoshme mbylljen e pistës dhe për këtë arsye ndërprerjen e operacioneve”, shkroi aeroporti i “Charleroi” në një deklaratë.

“Autoritetet evakuan 166 pasagjerët në bord”, raportoi agjencia e lajmeve “Belga”.

Policia dhe zyra e prokurorit nuk kanë komentuar ende mbi zhvillimet.

Linjat ajrore që ishin në fluturim u ridrejtuan në aeroporte të tjera aty pranë, përfshirë Brukselin dhe qytetin francez të Lille.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›