BERLIN – Gjermania vendos avionë luftarakë në Poloni për patrullime të NATO-s

BERLIN, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Gjermania do të vendosin avionë “Eurofighter” në bazën ushtarake polake në “Malbork” për të mbrojtur më mirë vendet lindore të NATO-s, njoftoi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Do të kontribuojmë në mbrojtjen e krahut lindor përmes fluturimeve patrulluese”, tha Pistorius gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
“Kjo na bën më aktivë, të pranishëm dhe të dukshëm në kufirin lindor të aleancës”, shtoi ai.
NATO nisi një mision të ri në shtator për të mbrojtur më mirë hapësirën ajrore të vendeve të Evropës Lindore pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore nga Rusia.
Avionët luftarakë do të rrisin kontributin e Gjermanisë në misionin e quajtur “Eastern Sentry”.
“Kur (Presidenti rus Vladimir) Putin provokon kufijtë tanë, qoftë në Poloni, Estoni apo diku tjetër, ne reagojmë me vendosmëri, shpejtësi dhe efektivitet”, tha Pistorius.
Derisa Gjermania ka vendosur deri tani katër avionë “Eurofighter” në bazën e Rostock Laage”, ata mund të marrin pjesë në patrullime të armatosura mbi Poloni.
Në “Eastern Sentry” marrin pjesë gjithashtu Franca, Britania e Madhe, Republika Çeke, Danimarka dhe të tjerët. /Ad.Ab./