KIEV – Zelensky: Takimi me Trump mund të afrojë fundin e luftës

KIEV, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur shpresëplotë se bisedimet e ardhshme me presidentin amerikan Donald Trump mund ta sjellin më afër përfundimin e luftës me Rusinë.
“Shtetet e Bashkuara kanë fuqinë të ushtrojnë ndikim global,” tha sonte Zelensky, dy ditë para udhëtimit të planifikuar në Uashington për t’u takuar të premten me presidentin me Trump.
“Agjenda e takimit tonë me presidentin e Shteteve të Bashkuara është shumë e gjerë dhe e rëndësishme”, theksoi Zelensky.
Ai shtoi se pala ukrainase e ka bërë “detyrën e shtëpisë” përpara takimit, duke përfshirë si komponentin ushtarak ashtu edhe atë ekonomik.
“Një delegacion ukrainas, në përbërje të të cilit janë kryeministrja Yulia Svyrydenko dhe shefi i kabinetit Andriy Yermak, ndodhet tashmë në Uashington dhe po zhvillon takime përgatitore për bisedime me presidnetin Trump”, tha Zelensky.
Sipas tij, janë mbajtur gjithashtu takime me kompani amerikane të mbrojtjes dhe energjisë.
“Mjete si sistemet Patriot dhe raketat Tomahawk mund të ndihmojnë në ndërtimin e një themeli afatgjatë për paqen”, përfundoi Zelensky fjalimin e tij.
Një nga temat kryesore që pritet të diskutohet në takimin e së premtes është kërkesa e Kievit për furnizim me raketa “Tomahawk”. /Ad.Ab./