BERLIN – Merz: Nesër do të nisim ndihmat për Gazën, është një sinjal

BERLIN, 28 korrik /ATSH-ANSA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se dy aeroplanë gjermanë do të kryejnë misione ndihme nga Jordania në Gaza që nesër, duke e quajtur ndihmën një sinjal të vogël, por të rëndësishëm, raporton The Guardian.
“Kjo punë mund të japë vetëm një kontribut të vogël në ndihmën humanitare, por dërgon një sinjal të rëndësishëm: ne jemi këtu, ne jemi në rajon”, tha Merz në një konferencë për shtyp në Berlin, së bashku me Mbretin Abdullah të Jordanisë.
Ndërkohë, sipas burimeve diplomatike franceze, Parisi do të nisë gjithashtu ndihmën humanitare në Gaza “në ditët në vijim”. /os/