E Martë, 3 Nëntor 2026

BERLIN – Merz: Veprimet e Izraelit në Gazë nuk mund të justifikohen më

BERLIN, 26 maj /ATSH-DPA/-  Veprimet e Izraelit në Gazë nuk mund të justifikohen më nga lufta kundër terrorizmit të Hamasit, tha sot kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Duke folur në një konferencë në Berlin, Merz tha se Gjermania duhet të ushtrojë më shumë vetëpërmbajtje se çdo vend tjetër kur komenton për Izraelin.

“Por nëse kalohen vijat, ku ligji ndërkombëtar humanitar shkelet vërtet, atëherë Gjermania, kancelari gjerman, duhet të thonë diçka për këtë”, tha Merz.

Ndërsa theksoi marrëdhënien e ngushtë midis Gjermanisë dhe Izraelit, Merz tha se qeveria izraelite nuk duhej të ndërmerrte veprime – që miqtë e saj më të mirë nuk janë të përgatitur ta pranojnë, duke theksuar “vuajtjet” e popullsisë civile në Gazë në ditët e fundit.

Izraeli ka nisur një tjetër ofensivë në Gazë, me dhjetëra vdekje të raportuara çdo ditë në territorin bregdetar të shkatërruar nga lufta.

Ky veprim ka nxitur kritika ndërkombëtare, mes paralajmërimeve se 2 milionë palestinezë në Gazë po përballen me rrezikun e urisë – për shkak të bllokadës së fundit të ndihmës humanitare nga Izraeli. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›