BERLIN – Wadephul: Rusia na kërcënon të gjithëve në Detin Baltik

BERLIN, 17 maj /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul njoftoi rritje të mbikëqyrjes pas akteve të dyshuara të sabotimit nga e ashtuquajtura ”flotë në hije” e Rusisë në kabllot dhe tubacionet në Detin Baltik, në deklaratat e bëra sot.
“Ne, si fqinjë, NATO dhe BE, po i kundërveprojmë kërcënimeve hibride me të gjitha forcat tona, përfshirë patrullime shtesë”, tha Wadephul.
“Në rajonin e Detit Baltik, Rusia është një kërcënim për të gjithë ne”, paralajmëroi ai.
”Flota në hije” i referohet anijeve cisternë të naftës dhe anijeve të tjera mallrash që Rusia përdor për të shmangur sanksionet, veçanërisht për transportin e naftës.
Në muajt e fundit, ka pasur akte të shumta të dyshuara sabotimi nga flota në hije kundër kabllove dhe tubacioneve në Detin Baltik.
Që atëherë, infrastruktura nënujore është monitoruar më nga afër. Wadephul vazhdoi duke thënë se kërcënimi është bërë gjithnjë e më serioz në muajt e fundit.
“Kabllot e prera, sinjalet e ulura dhe anijet e dyshimta po na shkaktojnë shqetësim të madh”, tha ai, duke e përshkruar flotën në hije si një rrezik absolut për sigurinë. /os/