BM – Herzog propozon dërgimin e një misioni “faktmbledhës” në Gazë pas bisedimeve në Londër

LONDER, 11 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog propozoi dërgimin e një misioni “faktmbledhës” në Gazë gjatë debateve “të ashpra” me kryeministrin britanik, Keir Starmer dje në Downing Street.
Herzog debatoi me kryeministrin Starmer mbi planet e Britanisë së Madhe për të njohur shtetin palestinez dhe shqetësimin për situatën humanitare në Gazë.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga grupi i ekspertëve “Chatham House”, Herzog tha se kishte propozuar ngritjen e një mision faktmbledhës që do të vinte në Izrael dhe monitoronte situatën në Gazë në nivel humanitar.
Gjithashtu Herzog tha se gjate takimit me Starmer kishte diskutuar edhe kërcënimin që paraqet Irani dhe nevojën për t’i dhënë fund kontrollit të Hamasit në Gazë.
Presidenti i Izraelit hodhi poshtë deklaratat “e paparashikuara” nga Wes Streeting të hënën, në të cilat sekretari britanik i Shëndetësisë kishte thënë se Herzog duhej t’u përgjigjej akuzave për krime lufte dhe spastrim etnik.
Takimi erdhi pasi Izraeli kreu sulme ajrore kundër udhëheqësve të lartë të Hamasit që kishin udhëtuar në Katar për bisedimet e armëpushimt.
Pas takimit, një zëdhënës i Downing Street tha se Starmer kishte “dënuar” bombardimin duke e quajtur atë një shkelje flagrante të sovranitetit të një partneri kyç – që nuk bën asgjë për të siguruar paqen – që të gjithë duan të shohim me dëshpërim. //a.i/