E Hënë, 2 Nëntor 2026

BM – Mbreti Charles III do të zhvillojë vizitën shtetërore në SHBA pavarësisht kritikave të Trump

LONDËR, 31 mars /ATSH/- Mbreti Charles III do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të prillit, së bashku me mbretëreshën Camilla, pavarësisht thirrjeve për anulim për shkak të kritikave të vazhdueshme të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj qeverisë britanike, sipas AP.

Trump ka kritikuar Britaninë e Madhe sepse refuzoi t’i lejonte SHBA-së përdorimin e bazave britanike për operacione ushtarake kundër Iranit duke kritikuar gjithashtu kryeministrin Keir Starmer.

Disa deputetë britanikë kanë kërkuar anulimin e vizitës për të shmangur tensionet dhe një situatë të sikletshme për mbretin, por qeveria ka vendosur të vazhdojë me planin, duke synuar të ruajë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita zhvillohet në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së dhe shihet si një përpjekje për të zbutur tensionet mes aleatëve tradicionalë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›