E Hënë, 2 Nëntor 2026

BM – Merz viziton Londrën javën e ardhshme

BERLIN, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz do të realizojë javën e ardhshme vizitën e tij të parë në Londër, ku pritet të nënshkruhet një traktat miqësie gjermano-britanik.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer, deklaroi sot në Berlin se vizita synon të thellojë lidhjet e ngushta mes dy vendeve.

Merz do të pritet nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian pas Brexit-it.

Drafti i traktatit pritet të miratohet nga kabineti gjerman para vizites së planifikuar për te premten tjetër.

Traktati do të fokusohet te bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes, si dhe te rritja ekonomike dhe kontaktet e mëtejshme mes qytetarëve të dy vendeve.

Pas nënshkrimit, traktati duhet t’i paraqitet edhe Bundestagut, dhoma e ulët e parlamentit gjerman.

Gjithashtu do të prezantohet një plan veprimi, ku do të përfshihen projekte konkrete për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›