E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – Rusia pushton 500 kilometra katrorë të territorit të Ukrainës gjatë korrikut

LONDËR, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia duket se ka pushtuar rreth 500 kilometra katrorë të territorit ukrainas gjatë korrikut, sipas një përditësimi të shërbimeve sekrete të ministrisë britanike të Mbrojtjes për luftën në Ukrainë.

Përditësimi, i publikuar  sot në X thotë se forcat tokësore ruse “me shumë gjasë kanë pushtuar rreth 500-550 kilometra katrorë territor ukrainas në korrik 2025”.

“Humbje të territorit ukrainas ka pasur në lindje vendit”, tha ministria e Mbrojtjes, por  “dhe disa përparime taktike ruse janë raportuar në verilindje dhe jugperëndim të qytetit në vijën e frontit, Pokrovsk, në rajonin e Donetskut”.

“Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë qytetin dhe të ushtrojnë presion mbi rrugët e mbetura të hyrjes  në zonë”, thuhet në deklaratë. Sipas saj, tashmë Rusia ka pushtuar pothuajse gjithë territorin e Donetskut në jug të Pokrovskut.

Megjithatë, në rajonin verior ukrainas të Sumy-t, Rusia nuk ka bërë” ndonjë përparim të dukshëm” gjatë dy javëve të fundit, tha ministria. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›