E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Italia dhe katër vende të tjera dënojnë planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës

ROMË, 9 gusht /ATSH/- Ministrat e Jashtëm të Italisë, Australisë, Gjermanisë, Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe kanë hedhur poshtë “fuqimisht” planet e Kabinetit të Sigurisë Izraelite për të pushtuar Qytetin e Gazës, sipas “Skytg24”.

Sipas tyre, ky vendim do të përkeqësonte situatën katastrofike humanitare në Gazë, do të rrezikonte jetën e pengjeve dhe do të rriste rrezikun e një eksodi masiv të civilëve.

Një valë kritikash ndaj vendimit të Izraelit për të pushtuar Gazën ka shpërthyer në OKB dhe në BE.

Të gjithë po i bëjnë thirrje qeverisë së Netanyahut të ndalojë planin e miratuar për të pushtuar, fillimisht Qytetin e Gazës, duke evakuuar një milion banorë deri më 7 tetor – përvjetori i dytë i masakrës së Hamasit.

IDF e ka kundërshtuar planin e qeverisë.

Pas njoftimit të Netanyahut, gjithçka pritet të jetë shumë komplekse. Berlini ka pezulluar furnizimet me armë për Izraelin, Belgjika ka thirrur ambasadorin e saj.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së OKB-së është shtyrë deri nesër.

Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka heshtur për momentin.

“Të paktën 14 palestinezë, tetë prej të cilëve po prisnin ndihmat humanitare, janë vrarë pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm”, sipas “Al Jazeer”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›