E Hënë, 2 Nëntor 2026

BODRUM – Të paktën 14 migrantë mbyten në brigjet turke

BODRUM, 24 tetor /ATSH-AA/ – Katërmbëdhjetë migrantë humbën jetën pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys pranë brigjeve të Bodrumit, një qytet turk në Detin Egje me pamje nga ishulli grek i Kosit.

Media lokale raportoi incidentin, duke shtuar se Roja Bregdetare e Ankarasë arriti të shpëtonte dy nga migrantët në varkë, e cila u përmbys menjëherë pasi u nis nga brigjet turke.

Roja Bregdetare u njoftua pasi njëri prej migrantëve, një shtetas afgan, arriti të notonte deri në breg dhe njoftoi autoritetet.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›