E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRAZIL – Të paktën 64 të vdekur gjatë një operacioni policor në Rio de Zhaneiro

RIO DE ZHANEJRO, 28 tetor  /ATSH/ – Të paktën 20 persona, përfshirë katër oficerë policie, humbën jetën sot gjatë një operacioni masiv kundër krimit të organizuar në Rio de Zhaneiro,  njoftoi qeveria shtetërore, disa ditë para se qyteti brazilian të mirëpresë samitin global të klimës “COP30”, sipas “Reuters”.

“Qëndrojmë të vendosur duke u përballur me narkoterrorizmin”, shkroi guvernatori Claudio Castro në rrjetet sociale, teksa njoftoi operacionin, i cili sipas tij përfshiu 2 500 pjesëtarë të sigurisë në komplekset e favelave Alemao dhe Penha.

Këto komplekse janë lagje të varfra dhe të dendura në periferi të Rio de Zhanejros.

Autoritetet thanë se 18 viktimat e tjera dyshohet të kenë lidhje me trafikun e drogës.

Javën e ardhshme , Rio do të presë Samitin “C40 “të kryebashkiakëve globalë dhe do të shpërndajë “Çmimin Earthshot” të Princit William, në  të cilin do të marrin pjesë  këngëtarja e famshme Kylie Minogue dhe katër herë kampioni i “Formula 1”, Sebastian Vettel.

Të dyja këto ngjarje bëjnë pjesë në përgatitjet për Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën “COP30” që mbahet në Belem, në veriun e Brazilit.

Operacionet policore masive nuk janë të rralla para ngjarjeve ndërkombëtare të rëndësishme në Rio, e cila ka pritur ndeshje të Kupës së Botës 2014, Lojërat Olimpike 2016, samitin G20 2024 dhe samitin e “BRICS” këtë vit.

Operacioni i sot[m u cilësua  u përshkrua nga qeveria si më i madhi I kryer ndonjëherë kundër bandës së drogës  “Comando Vermelho”.

Të paktën 56 persona janë arrestuar, ndërsa autoritetet kërkonin të ekzekutonin  250 urdhra arresti dhe kontrolli, shtoi qeveria./Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›