BRUKSEL – BE miraton paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BRUKSEL, 20 maj /ATSH-DPA/- Ministrat e Bashkimit Evropian miratuan sot paketën e 17-të të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, njoftoi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
“Masat e reja ndëshkuese synojnë gati 200 anije ruse të të ashtuquajturës “flotë hije”, tha Kallas.
Këto anije – shpesh të pasiguruara – me pronësi të paqartë e ndihmojnë Moskën të shmangë kufizimet perëndimore të çmimeve të naftës.
“Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë në proces”, shtoi ajo.
“Sa më shumë që Rusia të bëjë luftë, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, tha Kallas. //a.i/