BRUKSEL – Ekzekutivi i BE-së nis masat disiplinore kundër Austrisë për shkak të deficitit buxhetor

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian tha sot se ka planifikuar të nisë masa disiplinore kundër Austrisë për shkak të deficitit buxhetor.
Vitin e kaluar, deficiti qeveritar në Austri ishte 4,7% e prodhimit ekonomik – një vlerë mbi limitin prej 3% të caktuar nga Bashkimi Evropian.
Austria është në vështirësi ekonomike, mes inflacionit të lartë, kërkesave të dobëta të konsumatorëve dhe një recesioni të vazhdueshëm.
Sipas një parashikimi të komisionit – organit ekzekutiv të BE-së – Austria është i vetmi shtet anëtar i BE-së, ekonomia e të cilit pritet të tkurret këtë vit.
Qeveria aktuale dëshiron të ulë shpenzimet publike me një total prej 54 miliardë eurosh (61,5 miliardë dollarë) deri në vitin 2029.
Komisioni Evropian është përgjegjës për mbikëqyrjen e vendeve të BE-së – nëse ato i përmbushin objektivat për deficitet buxhetore dhe borxhet kombëtare. //a.i/