E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Kallas: BE e gatshme të kontribuojë për paqen në Gaza

BRUKSEL,11 tetor /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.

”Ai do të ndihmojë Gazën përmes shumëllojshmërisë së instrumenteve në dispozicion të saj, duke u bazuar në angazhimin e saj të gjatë dhe mbështetjen e konsiderueshme për paqen në rajon”, shtoi Kallas.

”’BE do të vazhdojë të mbështesë ofrimin e shpejtë, të sigurt dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë e OKB-së dhe OJQ-të ndërkombëtare, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi ajo./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›