E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurti emëron Vukmiroviç ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim

PRISHTINË, 11 tetor/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviqin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiq u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Vukmiroviq ka qenë zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviq më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar ta formojë Qeverinë e re.

Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›