E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Komisioni Evropian propozon paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

BRUKSEL, 19 shtator /ATSH-AFP/ – Komisioni Evropian propozoi sot që vendet e BE-së të miratojnë një paketë të 19-të sanksionesh kundër Moskës, duke synuar në veçanti hidrokarburet ruse, njoftoi zëdhënësja e tij, Paula Pinho.

“Mund të konfirmojmë se Komisioni ka miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, paketën e 19-të”, u tha ajo gazetarëve.

Pinho shtoi se presidentja Urusula von der Leyen do të bënte një deklaratë për këtë çështje.

Pas një takimi me Donald Trump, presidentja e Komisionit Evropian premtoi të martën “masa shtesë” kundër Rusisë, duke synuar në veçanti sektorin e saj të energjisë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›