E Hënë, 2 Nëntor 2026

ISLAMABAD – Arabia Saudite nënshkruan pakt mbrojtjeje me Pakistanin, pas sulmit të Izraelit ndaj Katarit

ISLAMABAD, 19 shtator /ATSH/ – Arabia Saudite dhe Pakistani kanë nënshkruar një pakt të ndërsjellë mbrojteje që përcakton se çdo sulm ndaj njërës nga këto vende do të konsiderohet sulm ndaj të dyve, sipas “Reuters”.

Marrëveshja vjen pas sulmit të Izraelit ndaj Katarit javën e kaluar

Arabia  Saudite  ka pasur prej kohësh lidhje të ngushta ekonomike, fetare dhe sigurie me Pakistanin, duke përfshirë edhe financimin e supozuar të programit bërthamor të Islamabadit gjatë zhvillimit të tij.

Analistët dhe diplomatët pakistanezë kanë sugjeruar me vite se Arabia Saudite mund të përfshihej nën ombrellën bërthamore të Pakistanit, veçanërisht ndërsa tensionet janë rritur për shkak të programit atomik të Iranit.

Koha e nënshkrimit të paktit duket se ishte një sinjal për Izraelin, i dyshuar prej kohësh si shteti i vetëm në Lindjen e Mesme me armë bërthamore, i cili ka kryer një ofensivë të gjerë ushtarake që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, duke përfshirë zona të Iranit, Libanit, territoreve palestineze, Katarit, Sirisë dhe Yemenit.

Izraeli nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Pakti shënon vendimin e parë të madh mbrojtës nga një vend arab i Gjirit pas sulmit ndaj Katarit.

Shtetet e Bashkuara, prej kohësh garantuese e sigurisë për vendet arabe të Gjirit, gjithashtu nuk iu përgjigjën pyetjeve të Departamentit të Shtetit.

Princi i fuqishëm saudit, Mohammed bin Salman, nënshkroi paktin me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.

Edhe pse marrëveshja nuk përmend drejtpërdrejt armët bërthamore, ajo përcakton se “çdo agresion ndaj njërës nga këto vende do të konsiderohet agresion ndaj të dy vendeve”, sipas deklaratave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit dhe Agjencisë shtetërore të lajmeve saudite.

“Kjo marrëveshje synon të zhvillojë aspektet e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve dhe të forcojë shmangien e përbashkët ndaj çdo agresioni,”, thuhet në deklaratë.

Lidhjet u forcuan pas Revolucionit Islamik të Iranit në 1979 dhe frikës së mbretërisë për një përballje me Teheranin. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›