BRUKSEL – NATO planifikon forcimin e mbrojtjes për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm rus

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-DPA/- NATO po planifikon të zgjerojë ndjeshëm aftësitë e saj ushtarake për të forcuar frenimin dhe mbrojtjen kundër kërcënimit të vazhdueshëm rus, me plane për të rritur objektivat ekzistuese me rreth 30%, sipas burimeve të aleancës.
Objektivat e reja përfshijnë rritjen e rezervave të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe dronëve, si dhe forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë.
Për të përmbushur këto objektiva, vendet anëtare të NATO-s pritet të marrin objektiva të azhurnuara të planifikimit kombëtar.
Objektivat pritet të miratohen nesër zyrtarisht në një takim të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.
Megjithatë, arritja e objektivave të reja do të jetë sfiduese, ndersa zyrtarë të lartë ushtarakë thonë se vendet anëtare tashmë po mbeten rreth 30% larg objektivave ekzistuese.
Objektivat e sakta kombëtare mbeten të klasifikuara, megjithëse disa detaje pritet të publikohen pas takimit të nesërm.
Në Gjermani, burimet ushtarake vlerësojnë se Bundeswehr – siç quhen forcat e armatosura gjermane – mund të duhet të rritet me një numër të lartë pesëshifror nga madhësia e saj aktuale prej rreth 182,000 trupash për të përmbushur kërkesat.
Priten gjithashtu investime të konsiderueshme në sistemet e mbrojtjes ajrore. //a.i/