E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE i hap dritën jeshile Bullgarisë për euron

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-DPA/-  Komisioni Evropian i dha sot Bullgarisë dritën jeshile për të përdorur euron, ndërsa qeveria në Sofje synon të prezantojë monedhën e përbashkët në janar 2026.

Në raportin e tij, komisioni Evropian arriti në përfundimin se, pas uljes së inflacionit, Bullgaria tani përmbushte të gjitha kërkesat për t’u bërë vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdorte euron.

“Euro është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Falë euros, ekonomia e Bullgarisë do të bëhet më e fortë, me më shumë tregti me partnerët e zonës së euros, investime të huaja direkte, qasje në financa, vende pune cilësore dhe të ardhura reale”, tha ajo.

Bullgaria ka qenë anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007 dhe më parë kishte planifikuar të zëvendësonte monedhën e saj kombëtare, levin, me euron në vitin 2024.

Megjithatë, ky veprim u vonua për shkak të normës së lartë të inflacionit të vendit prej 9,5% në atë kohë.

Vendet e tjera të BE-së dhe Parlamenti Evropian ende duhet të japin pëlqimin e tyre. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›