E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Të shtohet presioni ndaj Rusisë, Ukraina është viktimë e këtij agresioni

BRUKSEL, 20 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti Donald Trump është i sinqertë në dëshirën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë; është Rusia që nuk është kështu, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Megjithatë, nuk duhet të shpërqendrohemi por ti bindim aleatët tanë në mbarë botën se asgjë konkrete nuk do të ndodhë në këto takime nëse Ukraina dhe Evropa nuk janë në tryezën e bisedimeve”, shtoi ajo.

“Të ushtrosh presion mbi Ukrainën, e cila është viktima, nuk është qasja e duhur”, shtoi Kallas.

”Sot kemi parë mbështetje të gjerë për asetet ruse të bllokuara, duhet të finalizojmë punën teknike dhe ligjore këtë javë”, shton ajo.

“Ne shohim që ekonomia ruse nuk po ecën mirë; lufta mbaron kur paratë mbarojnë, dhe kjo është arsyeja pse ne vendosim sanksione. Ne shpesh e mbivlerësojmë Rusinë dhe e nënvlerësojmë veten”, theksoi ajo.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›