BSH: Investimet turke arrijnë në 50 milionë euro në tremujorin e parë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Turqia renditet investitori i parë më i madh në vend, me një total investimesh 50 milionë euro, në tremujorin e parë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e parë të këtij viti, 13,8% e investimeve të huaja direkte vijnë nga Turqia.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë investimet turke kanë pësuar një rënie me 5,6%.
Flukset e investimeve turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj.
Turqia po ashtu është partner i rëndësishëm tregtar ekonomik i Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë shënuar rritje të qëndrueshme.
/e.xh//a.f//r.e/