E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Lavrov: Rusia ka nevojë për garanci se takimi Putin-Trump do japë rezultate

MOSKË, 28 tetor /ATSH/- Moska ka nevojë për garanci se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump do të japë rezultate të prekshme, tha sot ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sipas TASS.

Ministri i Jashtëm rus komentoi deklaratat e udhëheqësit amerikan, Donald Trump se samiti ishte i mundur nëse do te kishte “garanci” se një marrëveshje për Ukrainën do të materializohej.

“Ne kemi nevojë për garanci se takimi i dy presidentëve do të japë rezultate konkrete. Ne jemi gati për këtë rezultat. Për më tepër, gjatë samitit në Alaskë, ne mbështetëm propozimet që i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff paraqiti në Moskë një javë më parë”, tha ministri pas një seance plenare të nivelit të lartë të Konferencës së tretë Ndërkombëtare të Minskut mbi Sigurinë Euroaziatike.

“Witkoff konfirmoi në prani të presidentit të tij se jemi gati të ecim drejt finalizimit të marrëveshjeve mbi këtë bazë”, tha Lavrov.

“Dhe në përgjithësi, ne ende presim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të konfirmojnë propozimet që na kanë paraqitur dhe të cilat ne i kemi marrë si bazë”, shtoi ai.

Samiti në një bazë ushtarake pranë Anchorage, Alaskë, u zhvillua në mesin e gushtit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›