E Hënë, 2 Nëntor 2026

Babai i Yamal nuk përmbahet: Për sa kohë luan djali im, rivalët të harrojnë majën

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një deklaratë për emrin e plotë të djalit të tij, duke sqaruar një detaj që shpesh ngatërrohet nga tifozët e futbollit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Nasraoui theksoi se “Yamal” nuk është mbiemri i futbollistit, por pjesë e emrit të tij të përbërë. Sipas tij, mbiemrat e lojtarit të Barcelonës janë Nasraoui Ebana.

“Lamine Yamal është emër, një emër i përbërë. Yamal nuk është mbiemër. Mbiemrat e tij janë Nasraoui Ebana. Dua që të gjithë ta dinë këtë dhe të mos ngatërrohen”, ishte mesazhi i babait të futbollistit.

Ai shpjegoi gjithashtu se për të, i biri mbetet gjithmonë Lamine Yamal, pavarësisht rrethanave, duke shtuar me humor dhe krenari: “Lamine Yamal, për mirë ose për keq, është djali im”.

Reklamë

Por deklarata e tij nuk përfundoi këtu. Nasraoui e mbylli videon me një mesazh provokues në mbështetje të Barcelonës, duke u shprehur se rivalët nuk do të jenë kurrë në krye për sa kohë që Lamine Yamal është në fushë.

Sqarimi i tij u bë në një moment kur talenti spanjoll ishte sërish protagonist me fanellën e Barcelonës. Në fitoren 6-1 ndaj Deportivo Alavés, Yamal realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asist, duke ndihmuar skuadrën katalanase të merrte një tjetër rezultat të rëndësishëm në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›