E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gol e asistim, Ernest Muçi më meritori për fitoren e Trabzonsporit

Trabzonspor ka marrë një tjetër fitore të madhe në shtëpi, këtë herë ndaj Gaziantep.

Trabzoni janë këndellur fuqishëm këto xhirot e fundit me objektivin për t’u kthyer në garë për titullin kampion.


Skuadra e drejtuar nga Thomas Ruis zhvilloi një tjetër paraqitje solide për të fituar me rezultat 2-0, aty ku lojtari i ndeshjes nuk ishte Mo Salah, por ylli shqiptar Ernest Muçi.

Muçi fillimisht dhuroi një asistim të bukur për malazezin Savic, që e zhbllokoi epërsinë.

Ndërsa, pak më vonë me një goditje të fuqishme nga distanca e la të shtangur portierin mysafir për ta vulosur fitoren (61’).

“SofaScore” e vlerësoi me notën 8.2, që ishte ndër më të lartat në ndeshje, kurse për shumë mediume ishte edhe lojtari i ndeshjes.

Trabzonspori me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 22 pikë ndërsa Muçi ka tri gola e gjashtë asistime në elitën e futbollit turk./Telegrafi/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›