Egnatia pa rivalë në Superiore, përmbys 2-1 Tiranën - ATSH -
TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Egnatia ka mposhtur sot Tiranën me rezultatin 1-2 në ndeshjen që vlen për javën e 10-të të Abissnet Superiore.
Futbollisti Hazrollaj shënoi shënoi golin e parë në minutën e katërt për të zhbllokuar sfidën. Më pas, ishte Loukili që barazoi rezultatin në pjesën e pare. Përmbysja e rezultatit erdhi me golin e Diabate.
Futbollisti Eneo Bitri u largua në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi, ndërsa Ildi Gruda në të dytën.
Më 5 nëntor, Egnatia do të përballet me Universitatea Craiova në ndeshjen europiane të radhës për Ligën e Konferencës (Uefa Conference League).
/e.i/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
