Babai plagos me thikë vajzën dhe një kalimtar në Durrës

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Durrës, ku një shtetas 56-vjeçar ka plagosur me mjet prerës të bijën dhe një kalimtar të rastit.
Ngjarja, sipas njoftimit të Policisë, ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar ku shtetasi Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoj, 23 vjeçe dhe një djalë.
Sipas Policisë, shtetasi Mikel Ndoj 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Policia thekson se të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.
/e.i/j.p/