E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Katër djemtë shqiptarë të ndaluar në Serbi do të lirohen menjëherë

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se katër shqiptarët e arrestuar në Serbi, do të lirohen shumë shpejt dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se ky është vendimi që ka marrë gjykata që po shqyrtonte çështjen e tyre.

“Katër djemtë shqiptarë të ndaluar në Serbi do të lirohen menjëherë dhe hetohen më pas në gjendje të lirë. Ky është vendimi i gjykatës”, u shpreh Balla.

Katër shqiptarët u arrestuan dy ditë më parë në një autostradë në Serbi, pasi teksa ishin në automjetin e tyre filmuan dhe shpërndanë video ku këndonin këngë patriotike dhe bënin shqiponjën me duar.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›