E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Shqipëria, vendi me refuzimin më të lartë të vizave

Tiranë- Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare rreth 23 % të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 %. Shqetësimi është ngritur sot nga deputeti i PS-së, Taulant Balla, pas deklaratës së një dite më parë të ministrit të Jashtëm, I cili pranoi se Marrëveshje e Lehtësimit të Vizave po funksionon.

Sipas Ballës, konsullatat me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave janë; Greqia,

37 %; Gjermania me 24 %; Franca dhe Austria me 22 %; Italia me 11 % e të tjerë.

Duke iu referuar European Movement Albania, ai ka bërë me dije se nga vëzhgimet e kryera nëpër konsullata të ndryshme rezulton se shqiptarët ende nuk kanë shpëtuar nga lista e gjatë e dokumenteve që duhet të paraqesin dyerve të ambasadave.

Balla ka deklaruar se të gjithë qytetarët, që përfshihen në kategoritë e veçanta të Marrëveshjes së Lehtësimit, mund të konfirmojnë se numri i dokumenteve, jo vetëm që nuk është reduktuar, por në disa raste është shtuar.

Koha e pajisjes me viza, sipas tij, vazhdon të mbetet një problem dhe në disa raste tejkalon edhe periudhën për të cilën kërkohet viza.Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se rritja e kërkesave për viza nuk ka shkuar në raport të drejtë me dhënien e më shumë vizave nga konsullatat e vendeve Shengen.

Ai i kujtuar ministrit të Jashtëm se në zbatim të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave me BE, duhet të funksionojë një Komitetit i Përbashkët për verifikimin e zbatimit të kësaj marrëveshje. “Kjo njësi duhet të marrë në shqyrtim ankesat e qytetarëve”- tha ai.

Ndërkaq, ka kujtuar edhe detyrimet që ka qeveria dhe vonesat e pashpjegueshme për; Regjistrin kombëtar të shtetasve, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike;Ngritjen e Qendrës Kombëtare të Vizave; Ristrukturimin e hierarkisë së policisë kufitare, investimet në pajisje dhe infrastrukturë në pikat e kalimit kufitar dhe adresimin e shpejtë të çështjeve që lidhen me emigracionin ilegal; politikave të azilit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›