E Martë, 3 Nëntor 2026

Balla: Spanja mbështetje të pakursyer për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-s

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti sot ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Balla u shpreh se, marrëdhënia e Shqipërisë me Spanjën është e shkëlqyer, teksa vlerësoi mbështetjen e pakursyer spanjolle për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

Gjithashtu, Balla u shpreh se numri i turistëve spanjollë në Shqipëri dhe interesi i bizneseve spanjolle po rritet vit pas viti.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Spanjën dhe vlerësojmë lart mbështetjen pakursyer spanjolle për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-s. Qoftë numri i turistëve spanjollë në Shqipëri, po ashtu dhe interesi i bizneseve spanjolle po rritet vit pas viti, dëshmi e hapave të mëdha dhe besueshmërisë së Shqipërisë”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›