Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj Veliajt

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 13 mars, për masën “arrest me burg” ndaj Erion Veliajt.
Rekursi u shqyrtua në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe vendimi u mor nga treshja e gjyqtarëve me relatore Albana Boksin, ndërsa anëtarë Medi Bicin dhe Sokol Binajn.
Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt dhe dyshohet nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
/m.q//a.f//r.e/