Balla inspekton punimet për ndërtimin e qendrës së re të Kamzës

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli inspektuan punën që vijon me ritme të shpejta për ndërtimin e qendrës së re të qytetit të Kamzës.
Gjatë vizitës në terren, Balla u njoh me progresin e projektit, i cili konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme për transformimin urban të zonës.
Punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe pritet që kjo hapësirë e re të shndërrohet në një pikë referimi për qytetarët.
Sipas Ballës, Bashkia Kamzë ka infrastrukturën më të mirë shkollore dhe parashkollore.
“Ndërkohë edhe kompleksi i ri sportiv po ecën me ritme të shpejta. Plot punë të tjera janë në proces”, shkruan Balla.
Qendra e re synon të krijojë më shumë hapësira publike, kushte më të mira për komunitetin dhe një standard të ri zhvillimi për Kamzën, ndërsa puna vijon për përfundimin në kohë të projektit.
1 nga 3/m.m/j.p/