Banesa Fico kërkon ndërhyrje urgjente, specialistët në terren për shpëtimin e saj

Sa i përket kësaj problematike, nga përfaqësues të DRKK në Gjirokastër bëhet me dije se një grup specialistësh nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore kanë mbërritur në terren për të kryer evidentimet e nevojshme.
Sipas tyre, po punohet për hartimin e një projekti ndërhyrjeje, me qëllim parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme dhe ruajtjen e vlerave të kësaj banese.
“Grupi i specializuar ka ardhur në terren për të hartuar projektin e restaurimit si dhe për masat që duhet të marrin për mos vazhduar dëmtimi i objektit”, tha Ardis Duka, drejtor DRKK në Gjirokastër.
Qendra Historike në Gjirokastër numëron 390 objekte të shpallura monument kulture, prej të cilave 70 janë monumente të kategorisë së parë, me vlera të veçanta historike dhe arkitektonike.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre objekteve ka nevojë për mirëmbajtje dhe ndërhyrje restauruese, për të garantuar ruajtjen e tyre në kohë.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/