E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaliaj, miratohen sipërfaqet për “Paketën e Maleve” – Tre zona pjesë e programit për zhvillimin e turizmit malor

Në Bashkinë Memaliaj ka përfunduar harta prioritare e investimeve në turizëm për “Paketën e Maleve”, ku janë miratuar tre zonat që përfshihen në këtë program, njësia administrative Luftinje, Njësia Administrative Buz, dhe njësia administrative Luftinjë fshati Rabie . Sipas të dhënave deri tani janë rreth 43 aplikime, të interesuarit mund të aplikojnë në portalin “e-Albania” duke plotësuar dokumentet përkatëse.

“Kemi marrë miratimin për zonat e caktuara, janë aplikuar online rreth 43 aplikues për bujtina”, u shpreh Bujar Kapllani, Drejtor i Bujqësisë në Bashkinë Memaliaj.

Ndërkohë Bashkia Memaliaj ka ngritur grupin e punës për  shqyrtimin e dokumentave për “Paketën e Maleve”.

“Pas përfundimit të aplikimit sillen dokumentet dhe ne i shikojmë dhe ngrihet grupi i punës”, tha ai.

 “Paketa e Maleve” synon të kthejë zonat e lëna pas dore në hapësira ekonomike aktive, duke nxitur investimet në agroturizëm, bujtina familjare, përpunim produktesh bujqësore dhe blegtorale karakteristike të zonës, artizanat, si dhe në turizëm natyror dhe kulturor.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›